Willkommen in Weißenthurm

5 Parathёnie Tё nderuar zonja dhe zotёrinj, tё dashur qytetarё tё rinj! Sё pari mё lejoni tʼJu uroj pёrzemёrsisht mirёseardhjen nё Weißenthurm si qytetarё tё rinj dhe Ju dёshiroj momente tё kёndshme nё qytetin Tuaj tё ri Weißenthurm. Me kёtё broshurё informative ne duam tʼJua lehtёsojmё ju njohjen me qytetin tonё. Ajo do tʼJu shёrbejё si orientim, pёr tu ambjentuar sa mё shpejt e mirё nё vendbanimin Tuaj tё ri. Ajo ju jep informacionmbi tё shkuarёn dhe tё tashmen si dhe ju informon mbi institucionet publike dhe shoqatat. Prandaj ajo pёrmbanmes tjerash njё listё tё shoqataveme emrat dhe adresёn e secilit kryetar. Nё bazё tё kёsaj broshure Ju mund tё gjeni diҫka tё pёrshtatshme pёr organizimin e kohёs suaj tё lirё dhe pёr familjen Tuaj. Pёrgjatё shikimit tё broshurёs Ju do tё konstatoni, qё nё Weißenthurm jetohet mirё. Pёrkrah njё oferte tё gjerё tё aktiviteteve tё shoqatave, qyteti i Weißenthurmit dhe periferia e afёrt ofrojnё njё infrastrukturё tё mirё. Kёshtu nё vёnd gjenden tre kopshte pёr fёmijё, njё shkollё fillore – me ofertё gjithёditore – njё shkollё reale „plus“, si dhe ambjente dhe salla tё ndryshme sportive, p.sh . njё fushё me barё artificial dhe pistё vrapimi direkt nё shkollёn fillore me drejtim sportiv. Vende pune atraktive nё vend dhe nё periferinё e afёrt janё tё pranishme. Falё pozicionit qёndror nё pellgun Koblenc-Neuwied dhe lidhjes sё mirё infrastrukturore nё mes tjerash zona Köln/ Bonn dhe Mainzi e bёjnё Weißenthurmin njё vend ideal banimi. Autoritetet administrative vendore tё bashkisisё komunale i gjeni shumё pranё derёs sё shtёpisё Tuaj, ҫfarё do tё thotё pёr Ju rrugё tё shkurtra pёr ҫёshtjet me autoritetet. Nё pёrfundim dёshiroj tʼJu ftoj, me kёtё broshurё nё dorё tё zbuloni pёr veten Tuaj qytetin tonё. Do tё ndjehesha i gёzuar, nёse Ju do tё merrni pjesё nё jetёn qytetare dhe tё adaptoheni nё komunitetin e qytetit. E rёndёsishme ёshtё, qё ju tё ndjeheni mirё nёWeißenthurm, tё ruani marrёdhёnie tё mira fqinjёsore dhe tё gjeni miq tё rinj. Ju dёshiroj juve njё tё ardhme tё mirё nё Weißenthurm. Gerd Heim Kryetari i bashkisё sё qytetit Albanisch

RkJQdWJsaXNoZXIy NDIyMzg=